Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Sarandës, gjë të cilën e ka pasqyruar edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Basha ka ritheksuar se e vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni është Vettigu në politikë.
“Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar,” është shprehur Basha.
Ai gjithashtu ai ka theksuar se Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë.