-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr masiv në Itali, vritet një shqiptar

Kryesoret

Një sherr masiv mes 3 shqiptarëve në një lagje periferike të Padovas, në Itali i ka marrë jetën njërit prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur pasditen e sotme

Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Identiteti i asnjë prej të treve nuk është bërë i ditur. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin duke u goditur me thika.

Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte. Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit