-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miq të pandarë! Kate Winslet tregon momentin më të sikletshëm me DiCaprio-n

Kryesoret

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio përveç filmave të përbashkët njihen dhe për miqësinë e ngushtë me njeri-tjetrin.

Kate në një intervistë së fundmi ka folur mbi rolet që ka pasur së bashku me Leonardo DiCaprio-n, të cilëve shpesh u është dashur të luajnë dhe skena erotike. Ajo është shprehur se miqësia e tyre ishte dhe ndihmë për të luajtur skenat intime në mënyrë perfekte, por njëkohësisht ishte dhe e sikletshme për të.

Një nga momentet më të sikletshme që ka veçuar aktorja ishte në një film të drejtuar nga bashkëshorti i saj aso kohe, në vitin 2018, Sam Mendes. Në këtë film ajo duhej të realizonte skena erotike me DiCaprion para syve të bashkëshortit të saj.

“Por ishte diçka që u realizua me sukses dhe shkoi shumë mirë,” u shpreh Kate.

“Edhe për DiCaprio-n ishte e sikletshme, por ai mendon që miqësia mes nesh ka ndihmuar që të sillnin për publikun skena të fuqishme emocionale,” tha ajo.

Të dy aktorët fillimisht luajtën së bashku si Jack dhe Rose në filmin “Titanic” të vitit 1997 dhe më vonë si burrë e grua në filmin “Revolutionary Road” të vitit 2008.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit