-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”, rrëfimi i ndjerë i ish-banorit të Big Brother

Kryesoret

Nuk u ngjet fare personazheve që shfaqen kudo e gjithandej. As atyre që sa herë dalin nëpër studio e nëpër intervista bëjnë të pamundurën për të treguar anët e tyre më të mira, përkundrazi.

Adi Pojana është mësuar të jetë i vërtetë dhe i hapur me publikun, aq më tepër që përvoja e jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, siç thotë ai, e kanë bërë të fortë.

Por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta – ato që ta mbushin zemrën plot, si përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne.

Duke folur për prindërit që nuk i jetojnë më e sidomos për nënën, Adi e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll dridhjen e zërit, madje as sytë e përlotur nuk i fsheh dot.

Megjithatë, ia del që të rrëfejë e të kujtojë mes shumë emocioneve disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

Sot, ndërsa rrëfen që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh:

“I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë… Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai, i cili shton se do të bënte gjithçka për lumturinë e së ëmës, siç kujton Adi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit