-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet

Kryesoret

Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesdheut, ka deklaruar të dielën kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa u ka bërë thirrje vendeve që të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

Në kontrast me retorikën e saj të ashpër të së kaluarës, Meloni ka thënë në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj është e hapur për pranimin e më shumë njerëzve përmes rrugëve legale, sepse “Evropës dhe Italisë i duhet emigracioni”.

“Emigrimi masiv ilegal dëmton çdonjërin prej nesh. Askush nuk përfiton nga ai, përveç grupeve kriminale, që pasurohen në dëm të më të brishtëve, dhe të cilët përdorin fuqinë e tyre edhe kundër qeverive”, është shprehur ajo më 23 korrik.

Më herët, këtë muaj, Italia është zotuar se do të lëshojë 452.000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve joanëtare të Bashkimit Evropian, nga viti 2023 deri më 2025, duke rritur numrin e lejeve çdo vit në rekord 165.000 më 2025. Më 2019, para se pandemia e COVID-19 ta godiste, Italia lëshoi vetëm 30.850 viza.

Në konferencë, e cila synon të ndërtojë një partneritet ndërmjet shteteve për një varg çështjesh, po marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve, përfshirë Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipron, Libinë, dhe të Bashkimit Evropian.

“Trafikuesit ndërkombëtarë të njerëzve nuk janë të mirëseardhur në vendin tonë”, ka thënë presidenti tunizian, Kais Saied, në konferencë. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit