Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçicin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje.
Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçic. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim.
Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim’, ka thënë ai.