Sekretari për Çështjet Ligjore brenda PD-së zyrtare, Indrit Sefa, njeriu që ka vulën e partisë, pasi Kryesia me një vendim të beftë dhe me hije të forta dyshimi mbi ligjshmërinë ia mori sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë.
“Çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për Edi Ramën” kështu e cilëson Sefa, kërkesën e shtatë deputetëve të PD-së që i kërkuan Bardhit që të anulojë zgjedhjet e 29 Korrikut. Menjëherë pas kërkesës, Bardhi njoftoi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, por Sefa thotë se nuk ka të drejtë ligjore për ta thirrur.
“Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime.
Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e Statutit.
- Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është:
Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.
Basha drejt PD-së! 7 deputetë kundër, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar
E bëj këtë sqarim për t’i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.
Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.
Të interesuarve direkt për t’i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm:
1- Kryesia
2- Kryetari
Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore” shkruan Sefa.
Plas brenda PD-së zyrtare! Grupi i Bashës i mori vulën, Bardhi: Qesharak!