-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha drejt PD-së! 7 deputetë kundër, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar

Kryesoret

Pesë ditë para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha është favoriti absolut i një gare që vetëm garë nuk ka brenda, një grup prej 7 deputetësh demokratë kanë ndërmarrë një nismë dhe ia kanë dorëzuar kryetarit të grupit të PD, Gazment Bardhi, ku i kërkojnë të ndërmarrë hapat ligjorë sipas statutit të partisë për ta parandaluar.

Lefter Gështenja dhe Bledion Nallbati deklaruan se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD janë kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut. Pas kësaj Bardhi ka njoftuar se do të mbledhë këshillin kombëtar.

“Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:

– ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;

– ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose

– ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakort me “vendimmarrjet pa kuorum”.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike” mbyllet deklarata e firmosur nga deputetët; Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati dhe Saimir Korreshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit