-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i pajetë një person mes Bjeshkëve

Kryesoret

Ditën e sotme është gjetur i pajetë një person në Bjeshkët e Irzniçit në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë viktima u gjet e pajetë në rreth orës 6:55 ku më pas u njoftua policia të cilët kanë shkua menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi është shprehur se në lidhje em rastin se nuk ka dyshime për ndonjë rast kriminal pasi vdekja ka konstatuar të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

“Sot (e hënë) rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniçit se një person ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”.

Gashi thotë se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësorë derisa dyshohet se arsyeja ka qenë infarkti kardiak.

“Pas procedurave ligjore trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim”, ka deklaruar Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit