Partia Demokratike nuk gjen qetësi. Pesë ditë përpara zgjedhjeve për kryetarin e ri, grupi i Lulzim Bashës njoftoi sot se i ka marrë vulën sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi. Një lëvizje e pazakontë.
Basha drejt PD-së! 7 deputetë kundër, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar
Dokumenti që mban datën 18 Korrik të mbledhjes së Kryesisë së PD-së u bë publik në media vetëm pak minuta pasi shtatë deputetë njoftuan se më shumë se gjysma e këshillit kombëtar janë kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut dhe për këtë arsye i kërkuan Gazment Bardhit të anulonte procesin, që e cilësojnë farsë.
Menjëherë deputeti Bardhi, që mban edhe postin e kryetarit të grupit dhe sekretarit lajmëroi se do të vendoste në lëvizje këshillin kombëtar. Por përgjigja që mori nga grupi i Bashës ishte se i kishin marrë vulën duke e zhveshur nga vendimmarrja. Të paktën, katër janë pikëpyetjet e këtij vendimi.
Plas brenda PD-së zyrtare! Grupi i Bashës i mori vulën, Bardhi: Qesharak!
Së pari mbledhja e Kryesisë që në dokumente është shënuar data 18 Korrik, pse u njoftua gjashtë ditë më pas? Së dyti, Bardhi thotë se Statuti i Partisë Demokratike nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë! “Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD” shprehet ai.
Çarja e tretë në PD/ Njeriu i Bashës që i mori vulën Bardhit: Jeni patericë e Berishës
Gjithashtu ajo që bie në sy është se në këtë vendim të marrë në fshehtësi të plotë dhe të pa publikuar më parë, dallohet se firma e deputetes Orjola Pampuri është shënuar dy herë.
Por mbi të gjitha, nëse vulën deri tani e ka pasur sekretari i përgjithshëm, si arri të bjerë në dorë të grupit të Bashës që mori vendimin në kryesi dhe madje e vulosi, forcërisht, apo u falsifikua? Grupi i Bashës po bën gjithçka.