Edhe këtë të hënë vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.
Për javën duket se vendi ynë do të përjetojë si ditë përvëluese, por njëkohësisht nga mesi i javës vijnë dhe ditët e shumëpritura me rënie temperaturash duke nisur nga e mërkura dhe e enjtja.