Policia e Durrësit ka vënë në pranga 25-vjeçarin Sokol Metani, banues në Fushë-Krujë, pasi tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje boshnjake gjatë mbrëmjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua si 34-vjeçari me inicialet N. C., banues në Kavajë dhe u shpall në kërkim nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme hetimore.