-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tym, zjarr, plehra dhe turizëm në Vlorë

Kryesoret

Tym, zjarr dhe turizëm në Vlorë. Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një deklaratë për mediat është shprehur se përkeqësimi i gjendjes së zjarreve ka ardhur mesditën e së dielës, ku u përhapën edhe në fushën e mbetjeve, duke bërë që të shtohen forcat në ndihmë për shuarjen e flakëve.

“Nuk është situata e ditës së djeshme. Me gjithë ekipin e bashkisë dhe me drejtorinë e zjarrfikëseve menduam se situatën e zjarreve e kishim nën kontroll por mesditën e djeshme zjarri u përhap dhe në disa zona të tjera duke e bërë më të vështirë kontrollin ndaj tij.

Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekipi nga Ministria e Mbrojtjes dhe me ndërhyrje nga zjarri. Situata duket më mirë por duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e tyre e plotë”, ka thënë Dredha.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të pakten zjarri të jetë nga natyra për shkak të temperaturave të larta, dhe të mos jetë i qëllimshëm.

“Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, uroj të jetë nga natyra dhe jo i qëllimshëm, nuk mund të them se mund të ketë një dorë nga pas, për këtë do të flasin autoritetet”, ka thënë kryebashkiaku.

Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, kanë shkuar në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit