-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesori amerikan i ashpër me BE-në: Presion për Kosovën, ledhatime për Serbinë

Kryesoret

Profesorin amerikan, Edward P. Joseph ka folur në lidhje me situatën e masave të marra kundrejt Kosovës nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Në reagimin e tij se me këto masa po bëhet presion i vazhdueshëm ndaj Kosovës ndërsa ledhatojnë Serbinë.

“Duke lëvizur nga Lindja e Mesme në hemisferën Perëndimore, Vuçiç feston vendimin e Suriname për të ç’njohur Kosovën, e cila konfirmon miqësinë me Serbinë. Por Serbia do duhej të përkushtohej për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sipas Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Joseph theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë disa pyetje Serbisë.

“Çfarë lidhje ka izolimi i Kosovës me të drejtat e serbëve të Kosovës”? Po ashtu, pyetje që diplomatët amerikanë duhet t’i bëjnë vetes: A është miqësia e Serbisë me Iranin, baza për një partneritet më të mirë të Shteteve të Bashkuara me shtetin serb”?

“SHBA/BE, kuptohet, i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës Kurti për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e ‘Asociacionit’ siç është rënë dakord në Ohër. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiq dhunon frymën e Ohrit duke intensifikuar fushatën e dëmshme të izolimit me Iranin që mbështet Putinin”, tha profesori amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit