-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident fatal në Fier, humb jetën një 40-vjeçar, plagoset një tjetër

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur. Sic njofton policia një motor ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur viktimë pasagjeri, shtetasi E.B dhe është plagosur drejtuesi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit