Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri vidhte në mënyrë të vazhdueshme paratë e babait të tij.
18-vjeçari Renis Uku, banues në Vaqarr është arrestuar pasi policia ka marrë një kallëzim nga i ati, 45-vjeç, sipas të cilit në banesë i ishin vjedhur një shumë parash.
Sipas policisë, dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, shuma të ndryshme parash të babait të tij.
Ditën e djeshme, mësohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
I vodhi lekët në shtëpi! Babai e çoi në polici, djali: Ja ku i fsheha 10-çet…