-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”! Si ia vodhi djali të atit Lekët?

Kryesoret

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi i vidhte shuma të ndryshme parash babait të tij.

Sikurse njofton policia e Tiranës, ditën e djeshme ai i vodhi 104 000 lekë të atit dhe pas kallëzimit të 45-vjeçarit në polici ai u arrestua.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “House”. I vodhi në mënyrë të vazhdueshme, shuma parash, babait të tij, në banesë, vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohen 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij.

Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit