Protestë e pazakontë në Prokurorinë e Tiranës. Një shtetase kolumbiane ka shkuar në këto ambiente e zhveshur, si një mënyre që të sensibilizonte prokurorët në lidhje me zvarritjen e hetimeve ndaj saj.
Ajo quhet Claudia Sofia Jaimes. Vajzës i është bllokuar pasaporta pas një hetimi të nisur si e përfshire në një grup për trafikimin e lëndëve narkotike.
Sali Berisha ka publikuar videon e protestës nudo. ‘Për moshën mbi 18 vjeç. Një shtetase e huaj proteston nudo para Prokurorisë Felaj!’, shkruan Berisha në Facebook.