Një 25-vjeçar mësohet të ketë ndërruar jetë në rrethana të panjohura të martën në fshatin Shtrubulovë të Drenasit, në Kosovë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se rreth orës 11:30, Qendra Shëndetësore në Drenas ka marrë informacionin e parë për një person pa shenja jete.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, dhe viktima është një mashkull 25 vjeç,” ka konfirmuar Ahmeti.
Gjithashtu, zëdhënësja ka shtuar se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha hapat për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.