Digjet krejtësisht një banesë në Përmet, ndërsa në zonë është ndier edhe një shpërthim i fortë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Partizani’ të qytetit.
Shkak bëhet me dije se ka qenë shpërthimi i një bombole në ambiente e brendshme në banesë.
Fatmirësisht të dy personat që kanë qenë në banesë kanë shpëtuar. Sakaq zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.