Një tjetër person ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se një 50 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një urë rreth orës 12:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.