-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza e Trump në Tiranë, takim me Ramën në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”

Kryesoret

Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka vizituar ditën e sotme  Tiranën së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga kjo vizitë në Tiranë ata kanë takuar kryeministrin, Edi Rama ku kanë bërë një vizitë edhe në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” për mes një postimi në Facebook ku ka shpërndarë edhe foto ku shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe,” shkruhet në postim.

Ivanka Trump la edhe një shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”, thuhet ne njoftimin e Muzeut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit