Ditën e shtunë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ku kandidatë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Në lidhje me këto zgjedhje ka dalë kundër Sekretari Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i cili në fillim mori vulën për të penguar këto zgjedhje. Ndërkohë pak ditë më parë atij iu mor vula.
Në lidhje me heqjen e vulës Bardhi kërkoi që ditën e sotme të mbahet një takim me Këshillin Kombëtar për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me heqjen e të drejtës së vulës.
Për mes një reagimi Kryesia shprehet se Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në Partinë Demokratike ka vendosur të shfuqizojnë vendimin e Bardhit për mbajtjen e mbledhjes.
Sipas Kryesisë reagimi i Bardhit është për arsye personale politike. Kryesia gjithashtu shtoi se veprimeve për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit është në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Kryesia e cilësoi si një shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike.
Po në reagim është theksuar se të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin e Partisë Demokratike për ringritjen dhe riorganizimin e saj.