Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tushemisht të Pogradecit, ku një 50-vjeçar ka qëlluar me thikë vëllanë e tij 44-vjeçar, pas një konflikti të çastit mes tyre.
Për pasojë, i plagosur është dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në spital, ndërsa policia i është vënë pas autorit, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.
“Pogradec/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.