Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e 84-vjeçari, Zaim Meraku pas shpalljes i zhdukur nga policia ditën e djeshme.
Fatkeqësisht i moshuari nga Bilishti u gjet i vdekur ditën e sotme në vendin e quajtur Sellca në Devoll.
Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko ligjore.
Mësohet se viktima 84-vjeçari vuante nga skleroza ndërsa policia po heton mbi rastin.