-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investimet e huaja në Shqipëri, DASH: Vend i vështirë për të bërë biznes

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar së fundit një raport ku pasqyrohen të dhënat për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023.

Për veç të dhënave në këtë raport janë listuar edhe disa problematika ndër të cilat renditet edhe korrupsioni.

“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,” thuhet në raport.

Në raport shtohet se investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri.

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar,” thuhet më tej në raportin e DASH.

Ky raport vlerësohen se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Megjithatë ata e ritheksojnë se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit