Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të shkurtër pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të cilët e thirri disa ditë më parë.
Ditën e sotme ka reaguar Kryesisë e partisë duke e cilësuar të paligjshme takimin që do të zhvillojë Bardhi ditën e sotme.
Ndërkohë Bardhi ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë duke u shprehur se e ardhmja e PD-së dhe vendit tonë është mbi gjithçka, edhe mbi hallet dhe interesat personale të deputetëve.
“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkruan Bardhi.