Ligji për vetëqeverisje lokale ofron bazë të kufizuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, por zgjidhja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet politik të autoriteteve vendore.
Kështu vlerësojnë Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, dhe Miodrag Milliqeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 26 korrik se autoritetet e vendit janë duke u përgatitur për zgjedhje në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, por ato nuk mund të mbahen pa u shtensionuar situata në këtë zonë.
Zgjedhjet janë obligim që dalin nga një marrëveshje mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për shtensionimin e situatës në veri.
Tensionet në këtë zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë hyrë në objektet komunale, kundër rezistencës së banorëve lokalë serbë. /REL
Artikulli i plotë këtu.