Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë një 34-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve të protothema për një arsye ende të panjohur, katër shqiptarë së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar barbarish 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë lënë të gjakosur në tokë.
Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se dy prej autorëve e kanë goditur shqiptarin e plagosur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme fizike.