Pasditen e sotme rreth orës 06:10, policia e Kosovës njofton se ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё.
Pas daljes në vendngjarje, patrulla policore ka vërejtur njё veturё e cila ishte duke u larguar.
Policia i është vënë pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar.
I dyshuari, sipas policisë ka shtёnё tetë herë nё drejtim tё veturës së një personi, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por ka shpëtuar pa lëndime.
“Njësitet policore, pas njё hetimi tё shkurtër, kanё arritur ta gjejnё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast”, thuhet në komunikatën e Policisë./ Ekspres