Ditën e sotme policia e Fierit ka bërë të mundur asgjësimin e 250 bimëve narkotike të mbjella në Patos.
Nga ky operacion ranë në pranga babë e bir të cilët pranë banesës së tyre kultivonin lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë 42-vjeçari Artjan Grembi dhe 22-vjeçari Albjon Grembi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.