-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve të ushqimit, Putin: Gabimet e Perëndimit rrënjë e problemit

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë është përgjegjës për çmimet e larta të ushqimeve në nivel ndërkombëtar.

Putin është shprehur se “gabimet” e Perëndimit në formën e stimulit monetar janë në rrënjë e këtij problemi.

Putin tha në samitin Rusi-Afrikë në Shën Petersburg se SHBA dhe Bashkimi Evropian kishin shtypur para për të blerë ushqime si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe se “çmimet janë rritur”.

Presidenti rus dukej se po i referohej politikës së lehtësimit sasior që synon të ndihmojë ekonomitë kryesore perëndimore të funksionojnë në mes të trazirave sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Putin tha gjithashtu se Perëndimi kishte neglizhuar investimet në hidrokarbure.

“Një gabim çoi në një tjetër, ai përmbysi tregjet,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit