Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e sotme 2 persona pasi u kapën në flagrancë duke shpërndarë kokainë.
Në pranga ranë 55-vjeçari, Ilirjan Bardhushi dhe 35-vjeçari Lajdon Lamllari.
Nga kontrollet rezultoi se ata mbanin armë në banesa si dhe u sekuestrua rreth 500 gramë kokainë, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 41-vjeçar, për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.