-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e hodhi Gjiknurin në “gojën” e SPAK-ut? Rama thyen heshtjen: Kjo është e vërteta

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar spekulime aludimet në media se shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së për shkak se emri i tij doli në dosjen e SPAK-ut për inceneratorët. Kreu i qeverisë u shpreh se gjithçka lidhet me punën për t’u ngjitur më lart.

Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize, qoftë edhe hetimore, unë nuk e di kush mbetet në këtë vend pa u bërë bis. Raportin tonë me drejtësinë e kam bërë shumë të qartë.

Lëvizja e të gjithë sekretarit nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. E ka bërë punën e tij dhe mirë, por unë kam besuar gjithmonë që përpara se të të vënë përpara të tjerët në pozitën se çfarë duhet të bësh për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë.

Të tjerat janë spekulime që mua nuk më interesojnë. Raporti me drejtësinë i kësaj force është i qartë, është i ndarë. Lëvizjet tek ne bëhen vetëm për arsye të nevojës për të kërcyer më lart” tha ai.

A do të bëjë ndryshime në qeveri? Rama: Në shtator impuls të ri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit