-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Bashës zgjedh sot kryetarin e ri të PD-së së vulës

Kryesoret

Ditën e sotme grupi i Lulzim Bashës në Partinë Demokratike zyrtare do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri, ku në garë është ish-drejtuesi i dorëhequr një vit më parë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish i përndjekur politik, pa ndonjë funksion të mëparshëm në ndonjë strukturë të PD.

Në zgjedhje emrin për të votuar e kanë gati 25 mijë demokratë. Qendrat janë të hapura nga ora 08:00 deri në 17:00. Thuajse 2/3 më pak krahasuar me zgjedhjet e 2021-shit, pasi u përjashtuan nga e drejta e votës, demokratët, që sipas grupit të Bashës janë rreshtuar me Berishën.

Megjithatë, qartazi zgjedhjet pritet të konfirmojë Bashën, por procesi ka çuar në një çarje të thellë në gjirin e atyre demokratëve të cilët deri më tani, ishin rreshtuar kundër grupimit të udhëhequr nga ish kryeministrit Sali Berisha.

Që në fillim u shfaqën hapur dy rryma, njëra e mbështetur në dukje nga pjesa më e madhe e grupit të deputetëve, për një proces të shtrirë në kohë e që do duhet të niste me riorganizimin e bazës, dhe pjesa tjetër, shumica e kryesisë, që këmbënguli për mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve.

Mes palëve nisi një betejë ky hynë në lojë statuti dhe rregulloret, për të cilat palët akuzonin njëra tjetrën se po i shkelin ato. Me 18 korrik kryesia vendosi që administrimi i vulës së partisë t’i hiqet Bardhit, i cili gjithnjë e më shumë po shihej prej shumicës së saj, si personi, që mendohet të ketë bërë një pakt të heshtur me Berishën.

Pak ditë më pas Bardhi njofton thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar për në datë 27 korrik ku anuloi zgjedhjet e sotme. Por grupi i Bashës është i vendosur për të zhvilluar procesin sa për formalitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit