Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Tepelena në fund të mbledhjes dy ditore me kabinetin foli për një rikonceptim të qeverisjes në mesin e mandatit të tretë.
Për sekretarin e përgjithshëm të PD-së ky është makijazh dhe rikonceptimi duhet të nisë me largimin e kryeministrit.
“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.
Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.
Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.
Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar” shkruan ai.
A do të bëjë ndryshime në qeveri? Rama: Në shtator impuls të ri