-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë/ U pickua nga rriqra, ndërron jetë 27-vjeçarja

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshtat të Maqedonisë së Veriut ku një 27-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga rriqra.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Kuçicë në Shtip të Maqedonisë së Veriut.

Laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientja, e cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

Një ekip nga departamenti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekesorë Emergjent në Shtip.

Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave.

Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit