-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kufjet e vjedhura i nxorën zbuluar, arrestohen 4 “skifterat” shqiptarë të Mykonos

Kryesoret

Autoritet greke kanë bërë të mundur arrestimin e 4 shqiptarëve të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në banesa luksoze në në ishullin grek, Mykonos.

Mësohet se një prej të arrestuarve ishte ishte i shpallur në kërkim që nga viti 2018 për akuzën drejtues i një organizate kriminale hajdutësh.

Ai së bashku me 9 persona të tjerë ishte arratisur në vitin 2018 nga policia e Argjiropolit.

I riu i arratisur në bashkëpunim me 3 shqiptarët e tjerë nga data 16 deri më 22 korrik kishin vjedhur pesë vila në Mykonos.

Vjedhja e fundit që ata kryen i nxori zbuluar, pasi në një nga banesat që ata grabitën, kanë marrë edhe një palë kufje me valë.

Pronari i tyre përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar vendndodhjen e pajisjes dhe të hajdutëve, dhe ka njoftuar policinë.

Policia greke ka lokalizuar dhe arrestuar katër hajdutët shqiptarë në një shtëpi të braktisur pranë Aeroportit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit