-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkaktoi aksident në rrugën “Bishnicë-Shpellë”, nën hetim shoferi 43-vjeçar

Kryesoret

Në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme ku një kamion humbi kontrollin duke dalë nga rruga është vënë në hetim një 43-vjeçar.

Nga aksidenti mbetën të plagosur shoferi 43-vjeçar dhe pasagjeri i cili ndodhej në kamion.

Në lidhje me aksidentin është lënë nën hetim në gjendje të lirë 43-vjeçari me inicialet Xh. Ç.banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën “Bishnicë-Shpellë” duke drejtuar një kamion tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai është dëmtuar së bashku me pasagjerin që e shoqëronte L. Ç., 25 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i kryer dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin që 43-vjeçari drejtonte, u gjet një sasi drush të cilën Xh. Ç. po e transportonte pa dokumentacionin përkatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit