-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza iu vra nga bashkëshorti, babai: E dhunonte, kishte një vit me urdhër mbrojtje

Kryesoret

Babai i 46-vjeçares, Luiza Mullalli e cila u vra këtë të shtunë në Maliq ka treguar se prej një viti vajza e tij ka qenë me urdhër mbrojtje pasi bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht.

“Ishte një vit që ishte me urdhër mbrojtje e dhunonte vajzën dhe që në nëntor ka qenë me urdhër mbrojtje. Ka ardhur edhe një ditë tjetër ai që kishte hyrë brenda dhe kishte ardhur policia para tre ditësh por nuk e kanë gjetur brenda,” tha babai.

Ai shprehet se ka qenë nipi që e ka marrë në telefon sepse nëna e tij nuk po i ngrinte telefonin dhe menjëherë kanë shkuar dhe kanë kërkuar, por trupi i viktimës është gjetur nga policia.

“Ne ishim në shtëpi më mori djali se e kishte marrë në telefon për të folur por nuk e kishte hapur. Me merr në telefon djali dhe më thotë hajde se nuk po ma hap telefonin, e mora në telefon djalin erdhi djali më mori mua dhe njoftuam policinë kërkuam vërdallë dhe e gjetën policia që e kishin hedhur nga veranda në disa barëra,” është shprehur babai i viktimës.

Sipas tij, Gjergji Mullalli edhe para tre ditësh ka shkuar në banesën ku jetonte vajza e tij, ajo ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur banesën hapur, por brenda nuk është gjetur askush.

“E kishte ndjekur edhe nja dy tre herë në punë. Vajza ka kërkuar divorcin se e dhunonte, edhe kur kanë qenë në Greqi edhe këtu,” ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit