Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një Qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Ky zhvillim vjen pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se ministrat dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë nga partia e tij kanë dhënë dorëheqje nga ekzekutivi maqedonas.
Ai tha më 30 korrik se vendimi për dorëheqjen e ministrave nga Qeveri u mor “duke u nisur nga kushtëzimi i VMRO-DPMNE-së se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse BDI-ja del nga Qeveria”.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në një intervistë për televizionin T7 në Prishtinë deklaroi se BDI-ja “me qëllim të arritjes së integrimit evropian është e gatshme që të heqë dorë nga të gjitha pikat e programit të saj” që parashohin edhe “kryeministrin e parë shqiptar” në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë.
Por, kreu i BDI-së Ahmeti, tha se dorëheqjet e zyrtarëve të partisë së tij do të hyjnë në fuqi pasi të votohen ndryshimet kushtetuese. (Lexo KETU lajmin e plote).