Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas për arrestimet e shkelësve të cilët nuk janë të paktë.
Statistikat, policia i ka shoqëruar në njoftim me një video me pamje nga operacioni, ku është në ndjekje të shkelësve të ligjit. Një tjetri i kërkohet që t’i fryjë pajisjes për të parë nëse ka konsumuar alkool.
“Gjatë javës që lamë pas, 15 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 418 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
▫️320 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
▫️855 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
▫️Janë vendosur 640 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
▫️Janë vendosur 84 masa administrative, për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.
▫️Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë” njofton policia e Tiranës.