-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha në Shkodër: Lufta kundër korrupsionit prioritet, hetim për investitorët strategjikë

Kryesoret

Pasi u rikonfirmua në krye të Partisë demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren.

Baha ka takuar drejtuesit politikë të qarkut të Shkodrës dhe disa nga momentet e këtij takimi i ka ndarë edhe në profilin e tij në  Facebook, ku shkruan se do të nisin me riorganzimin e çdo dege me qëllim që të sjellin alternativën më të mirë për shqiptarët.

“Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët,” shkruan Basha.

Ai shrkuan se prioritet i Partisë Demokratike do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe për këtë paralajmëron që në shtator do të kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar për investitorët strategjikë, që sipas tij janë shpërblyer miqtë e kryeministrit Edi Rama.

“Lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.

Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin,” thekson Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit