-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Arrestohen 3 shqiptarët e shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Kryesoret

Policia për mes një njoftimi të publikuar së fundi ka bërë të ditur arrestimin e disa shqiptarëve të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit kanë rënë në pranga nga autoritetet policore italiane dhe amerikane 3 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

2 të arrestuarit në Itali janë Alesandro Locateli, dhe Stefano Bottura ndërsa në SHBA është arrestuari Elton Daka.

Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2010 ai ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e tij në shtetin italian.

Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ai me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Duke ushtruar profesionin e tij si avokat në vitin 2013 ai ka mashtruar dy persona të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt vendit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit