Muaji i tretë i verës pritet të futet me temperatura normale sa i takon kësaj periudhe.
Në territorin e vendit tone nuk pritet të ketë reshje për këtë ditë të parë gushti.
Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet në vëerat 22 deri në 33 °C, në vendet e ulëta 20 deri në 35 °C dhe në vendet malore 15 deri në 29 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në zonat malore.