-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hovenier kërkon nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se zbatimi i plotë i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të mundësonte uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Gjatë një adresimi për media, pasi mori pjesë në një ngjarje në Policinë e Kosovës, Hovenier më 1 gusht tha se Uashingtoni kërkon që dy gjëra të ndodhin që të ulen tensionet në veri.

“Ne duam të shohim dy gjëra. Ne mendojmë se është e rëndësishme të arrihet përshkallëzim i mëtejmë i situatës në veri për të shmangur tensionet.

Gjëja e dytë që duam të shohim është përtrirja e përpjekjeve nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër.

Kjo ndihmon Kosovën të përparojë drejt integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ripozicionimin e raporteve mes këty dy shteteve”, tha ai.

Hovenier iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që palët arritën në shkurt në Bruksel, dhe më pas në mars në Ohër arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të saj.

“Nga Qeveria e Kosovës ne kërkojmë që të ndërmarrë hapa për shtensionuar situatën në veri dhe të krijojë një mjedis të ri ku të dyja shtetet mund të punojnë në zbatimin e të gjitha zotimeve në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.

Për Kosovën kjo nënkupton që të lëvizë përpara me një urgjencë në procesin për negocimin dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo është pjesë e zotimeve që janë bërë nga Qeveria e Kosovës. Ky nuk është obligimi i vetëm që ka dhe ky nuk është neni i vetëm i Marrëveshjes së Ohrit, por është i rëndësishëm”, tha Hovenier./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit