-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pretendimet të pamjaftueshme, gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin ndaj Trump

Kryesoret

Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden.

Zoti Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative “.

“Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin,” tha gjykatësi.

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.

“Të hamendësosh se si mund të duket situata përpara se të lidhen pikat hetimore, mund të jetë një lojë popullore për median dhe blogosferën,” shkroi gjyqtari, “por nuk është një rol i duhur për gjykatat dhe argumentimin ligjor zyrtar”.

Me një juri të madhe që po shqyrton çështjen, prokurorja Willis ka sinjalizuar se ajo së shpejti mund të padisë ish presidentin Trump dhe një mori ndihmësish të lidhur me përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Xhorxhias në vitin 2020.Ajo i tha një stacioni televiziv në Atlanta gjatë fundjavës, “Puna është kryer. Ne kemi punuar për dy vjet e gjysmë. Jemi gati të vazhdojmë me çështjen”. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit