-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tapë” në timon, shkaktoi aksident duke shkuar në punë, arrestohet polici në Pustec

Kryesoret

Një efektiv policie ka përfunduar pas hekurave, pasi dje u përfshi në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht.

Burime zyrtare bënë me dije se Rajmond Xhipo, 58 vjeç, akuzohet se gjatë drejtimit të mjetit ishte i dehur.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Dje, rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara. Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën. Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.”, thuhet në njoftimin e AMP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit