Filipinet u goditën nga shirat e dendur për shkak të tajfunit Doksuri të cilat sollën përmbytjet në të gjithë vendin.
Por situata në vend dhe përmbytjet nuk nuk i penguan planet e një çifti për t’u martuar.
Tempulli ku po bëhej dasma është përmbytur, uji ka arritur mbi kyçin e këmbës, siç shihet edhe nga pamjet që kanë dalë në dritë.
Madje nusja kishte nevojë për ndihmë për të arritur tek dhëndri. Por kjo nuk i pengoi ata të kurorëzonin dashurinë e tyre.