-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha me strukturat e PD Gjirokastër: Vetting për çlirimin e politikës dhe ekonomisë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD në Gjirokastër, ku ka folur për inceneratorët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shkruan se dosja e inceneratorëve është dëshmi se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një shtet korruptiv. Më tej ai është shprehur se duhet Vetting për çlirimin e politikës dhe ekonomisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve.

Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit.

Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.

Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit